Nis mbledhja e KPK-së, kërkohet shkarkimi i Besim Kelmendit

Këshilli Prokurorial i Kosovës është mbledhur të enjten dhe pritet të diskutojë disa çështje, përfshirë edhe atë të Besim Kelmendit, u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit.

Me të nisur mbledhja, anëtarja e Këshillit Prokurorial, Jehona Grantolli kërkoi përfshirjen në rend të ditës të një pike për shkarkimin e Besim Kelmendit.

Grantolli tha se kërkon shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit pas zhvillimeve të fundit në të cilat është përfshirë Kelmendi.

“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit lidhur me pozitën e ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit të Shtetit, Z. Besim Kelmendi, i cili është pozicionuar tani së fundi me një grup të Këshillit Prokurorial dhe i cili nuk përfaqëson unitetin e KPK-së, si dhe duke parë kërkesat – të cilat janë publike tashmë – që Këshilli Prokurorial të shkarkojë u.d. Kryeprokurorin, kërkoj që kjo pikë të përfshihet në agjendën e takimit të sotëm”, tha anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli.

Grantolli tha se Kelmendi është bërë pjesë e një grupi të ngushtë interesi, i cili është grup brenda KPK-së.

“Unanimisht, ne si këshill e kemi votuar z. Kelmendi në KPK si kandidati me i mirë për pozitën dhe të vetëdijshem se ishim ne situatë të vështirë, është menduar pastaj se është prokurori Besim kelmendi. I kemi ndjekur zhvillimet e fundit. Është krijuar shumë paqartësi që nuk na shërbejnë neve si KPK”, tha ajo

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…