Murati: Vendim i duhur 28 dhjetori, mundëson dalje më të madhe në zgjedhje me ardhjen e diasporës

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 28 dhjetorin si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme, shkruan KFVA.

Sipas Muratit, 28 dhjetori është vendim i duhur, pasi mundëson daljen më të madhe të qytetarëve duke qenë se atë periudhë vjen dhe diaspora.

Postimi:

Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur.

Kjo e mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës, por edhe i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për të organizuar zgjedhjet sa më mirë.

Na priftë e mbara!

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…