KPK me dy qëndrime – njëra palë shkarkon Besim Kelmendin, tjetra thotë se ai mbetet në detyrë

Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilët lëshuan mbledhjen ku u shkarkua ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, kanë mbajtur një konferencë për media.

Ata deklaruan se shkarkimi i Kelmendit është i paligjshëm, transmeton KFVA.

Visar Krasniqi, anëtar i KPK-së, ftoi institucionet e drejtësisë të merren me rastin.

“Ftojmë institucionet relevante të vlerësojnë shkeljet e kryera nga anëtarët e Këshillit Prokurorial sot”, tha ai, duke ftuar që në rast të përfshihen edhe AKI, Policia e Kosovës, e partnerët ndërkombëtarë.

Në konferencë, ai tha se Besim Kelmendi vazhdon detyrën e tij.

“Kryeprokurori i shtetit, vazhdon detyrën përderisa nuk ekziston një vendim i ligjshëm. Vendimi i sotëm është pa efekt juridik, është i papranueshëm, i paligjshëm”, tha mes tjerash ai.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Për shkarkimin e Besim Kelmendit votuan pesë anëtarë.

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, u vendos që Agron Qalaj të emërohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…