Caktimi i zgjedhjeve më 28 dhjetor, Kurti e mirëpret vendimin e Osmanit

Kreu i VV’së, Albin Kurti, e ka mirëpritur vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për ta caktuar 28 dhjetorin, si datë për zgjedhjet e reja. Caktimi i zgjedhjeve në këtë datë ishte kërkesë edhe e VV’së.

Kurti ka thënë se dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë dhe se bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve me të drejtë vote, shkruan KFVA.

“Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presim”, ka shkruar Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…