Ambasadori britanik pret që partitë të bashkëpunojnë pas zgjedhjeve për formimin e institucioneve: S’mund të humbet kohë më

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është deklaruar pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku u diskutua rreth shpërbërjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Ambasadori pas takimit tha se  diskutuan për shpresat për një fushatë zgjedhore të qetë dhe pozitive.

“Shpreha shqetësim për dështimin e partive politike për të rënë dakord për një zgjatje të buxhetit, Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet e financimit të Bankës Botërore, të cilat do t’i sillnin dobi popullit të Kosovës”.

“Shpresonim që partitë politike do ta zhvillonin fushatën zgjedhore dhe do të formonin institucione të reja në një frymë bashkëpunimi për të mundësuar përparim të shpejtë në çështjet jetësore. Kosova nuk mund të humb kohë më.”, tha ambasadori në rrjetin Facebook.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…