Zgjedhje të parakohshme? Cakolli tregon datat e mundshme për mbajtjen e tyre

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka paralajmëruar se çdo vonesë nga Presidentja në shpalljen e datës për zgjedhjet e parakohshme rrit rrezikun për funksionimin normal të institucioneve vitin e ardhshëm.

“Çdo ditë e humbur sot i ngushton opsionet ligjore, i shtyn afatet dhe e afron vendin me skenarë të pasigurt kushtetues, politik dhe fiskal,” tha Cakolli.

Ai shtoi se sipas afateve aktuale, edhe pse Kushtetuta dhe Ligji për Zgjedhjet nuk janë plotësisht të harmonizuara, datat reale për mbajtjen e zgjedhjeve mbeten 21 dhe 28 dhjetori.

“Por nëse konsultimet dhe vendimmarrja e Presidentes shtyhen pas 22 nëntorit, edhe 21 dhjetori bie si opsion, duke i shtyrë zgjedhjet potencialisht drejt janarit,” paralajmëroi Cakolli.

Sipas tij, zgjedhjet në janar përbëjnë rrezik shumëfish më të madh, pasi zgjatja automatike e ndarjeve buxhetore vlen vetëm për muajin janar, por jo edhe për shkurt.

Ai theksoi se mbajtja e zgjedhjeve sa më herët në dhjetor është mënyra e vetme për të shmangur kriza të reja dhe për të zvogëluar presionin kohor për formimin e institucioneve, të cilat duhet të përmbyllen patjetër në ditët e para të marsit.

“Sa më shumë të vonohet shpallja e datës, aq më afër skajit të afateve kushtetuese shtyhet vendi, me të gjitha rreziqet që i sjell një skenar i tillë,” përfundoi Cakolli.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…