• Wed. Nov 19th, 2025

Vjosa Osmani mbledh nesër partitë për datën e zgjedhjeve

Nov 19, 2025

Një ditë pas dështimit të votimit të Qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet me drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas burimeve të Gazetës Online Reporteri.net, takimi do të zhvillohet të enjten në ora 10:30.

Deri tani, si data të mundshme për zgjedhjet përmenden 21 dhe 28 dhjetori.

Të mërkurën, votimi për formimin e qeverisë së re dështoi. Me 56 vota pro, 53 kundër dhe 4 abstenime, Glauk Konjufca nuk arriti të marrë mandatin e kryeministrit.

Gjatë ditës, partitë politike i kërkuan Presidentes Osmani që të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve.