Vazhdon përplasja mes kongresistet republikane dhe Trumpit

Në një deklaratë të fortë, kongresistja amerikane, Marjorie Taylor Greene i ka reaguar presidentit amerikan, Donald Trump, pasi kjo ka dal kundër liderit amerikan dhe ka përkrahur gratë që supozohet se janë abuzuar seksualisht në të kaluarën.

Greene tha se për gjashtë vjet ka luftuar për Trumpin dhe i ka dhënë besnikëri të plotë, duke fituar madje zgjedhjet e para pa mbështetjen e tij, duke mundur tetë kandidatë të tjerë në një garë primare.

Megjithatë, sipas saj, Trump e quajti “tradhtare” pasi ajo po po mbështet gratë që ishin abuzuar seksulaisht në vilën e pedofilit Jeffrey Epstein.

“Një tradhtar është një amerikan që i shërben vendeve të huaja dhe vetes së tij”, tha Greene.

“Një patriot është një amerikan që shërben Shteteve të Bashkuara dhe amerikanëve, si gratë që qëndrojnë pas meje”, shtoi ajo.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur marrëdhëniet brenda partisë republikane duket se janë tensionuar, ndërsa disa figura kryesore po përballen me sfida në mbështetjen ndaj presidentit.

Ndryshe, Trump ka pasur marrëdhënie shoqërore me Epstein, siç tregohet në foto dhe video nga vitet ’90. Sipas mediave, ka pasur takime të shpeshta dhe udhëtime me Epstein. 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…