Ukrainasit sulmojnë qytetin rus me sistemin raketor ATACMS të furnizuar nga SHBA-ja

Ukraina sulmoi qytetin jugperëndimor rus të Voronezhit me sistemin raketor ATACMS të furnizuar nga SHBA-të, tha ministria e Mbrojtjes e Rusisë, pasi Kievi konfirmoi se kishte kryer një sulm duke përdorur armët e fuqishme.

Ukraina qëlloi katër nga raketat balistike tokë-tokë nga dy sisteme raketash me shumë lëshime (MLRS) pranë qytetit ukrainas Chuhuiv, në rajonin kufitar të Kharkiv të vendit, tha Moska, transmeton Telegrafi.

Ukraina tha të martën se kishte kryer një “sulm preciz” kundër objektivave ushtarake të paspecifikuara në Rusi, por nuk tha se kur dhe ku ndodhi sulmi.

ATACMS janë armë të lëshuara nga toka me një rreze veprimi prej pak më pak se 200 miljesh, të projektuara për të goditur objektiva me vlerë të lartë thellë në territorin e armikut.

Ukrainës i ishte ndaluar përdorimi i raketave balistike jashtë vendit derisa administrata e presidentit Joe Biden, i dha dritën jeshile Kievit për të synuar vendet brenda Rusisë në nëntor 2024. Ukraina mori për herë të parë ATACMS në vitin 2023.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…