Reshjet e shiut vazhdojnë edhe sot

Reshjet e shiu parashihet të pushojnë gradualisht orëve të mëngjesit të ditës së mërkurë. Më pas gjatë ditës paraqiten intervale me diell, para se të reshurat e shiut të përfshinë sërish pjesë qëndrore e jugore të vendit duke shkuar nga mbrëmja.

Temperaturat minimale zbresin deri në 4C e 7C, ndërsa ato maksimale ditën shkojnë deri në 10C e 11C. Frynë erëra të lehta drejtimesh të ndryshme 1-2m/s.

Vransira të ulëta apo shtresa mjegulle fillimisht mbulojnë vendin të enjten. Gjatë ditës vransirat shpërndahen, e priten intervale paksa më të gjata me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 15C. Mundësi për reshje lokale shiu shfaqen ditën e premtë. Intervale më të shpesha me diell parashihen të shtunën. Më vonë reshje shiu shfaqen në pjesë të vendit, duke vazhduar kohëpaskohe të dielen.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 8C, e ato maksimale të shtunën mund të shkojnë deri në 15C, e të dielen zbresin në 10C e 11C. Frynë erëra jugore e juglindore të lehta dhe mesatare 5-11m/s, me hove deri në 15m/s, njofton Mendimi për Motin.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…