Polonia thotë se dy ukrainas që punonin për Rusinë dyshohen për përfshirje në shpërthimin në hekurudhë

Dy qytetarë ukrainas që prej kohësh kanë punuar me inteligjencën ruse, janë identifikuar si të dyshuarit prapa dy akteve të sabotimit në rrjetin hekurudhor të Polonisë, ka njoftuar kryeministri polak Donald Tusk.

Njëri nga dy të dyshuarit tashmë është dënuar në mungesë për akte sabotimit në pjesën perëndimore të Ukrainës, tha Tusk në Parlamentin e Polonisë, transmeton KFVA.

Të hënën, Tusk vizitoi skenën ku ka ndodhur shpërthimi në afërsi të Mika, në juglindje të Varshavës, që dëmtoi linjën hekurudhore që çonte në kufirin ukrainas – duke e quajtur “akt të paprecedentë sabotimi”.

Një incident tjetër i ngjashëm ndodhi në afërsi të Pulaw, ku një tren me pasagjerë u ndal befasisht kurse dëmet janë evidentuar në kabllo.

Autoritetet polake fillimisht njoftuan se ekzistonin gjasa të mëdha që aktet e sabotimit janë urdhëruar “nga agjencitë e huaja të inteligjencës”.

Zëdhënësi i Ministrit polak për Shërbime Speciale, theksoi se “gjithçka çon në shërbimet ruse të inteligjencës”. 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…