• Wed. Nov 19th, 2025

Policia franceze i beson më shumë modelit legjendar vendas

Nov 19, 2025

Forcat policore zakonisht pajisen me automjete vendase, me kusht që shteti ku operojnë të ketë industri automobilistike.

Në fund të vitit 2021, Franca nënshkroi një kontratë katërvjeçare me kompaninë Alpine për pajisjen e Zhardamerisë me 26 njësi të Alpine A110 Pure (252 KS).

Skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë (ERI) do të marrin tre njësi të reja, të cilat do të jenë modele më të fuqishme, pasi bëhet fjalë për versionet më të reja GTS me 300 kuaj/fuqi.

ERI aktualisht ka 22 Alpine A110 Pure në radhët e veta. Katër prej tyre janë shkatërruar tashmë gjatë ndërhyrjeve.

Flota e automjeteve për momentin nuk do të rinovohet plotësisht, pasi janë porositur vetëm tre A110 GTS.

Megjithatë, të dy subjektet kanë konfirmuar se blerjet vijnë në kohën e duhur, pasi 22 automjetet që përdoren aktualisht duhet të kalojnë kontroll servisi dhe modifikime.

Bëhet fjalë për një lloj tërheqjeje dhe riparimi të sistemit të shkarkimit, i cili dyshohet për shkaktimin e një zjarri në një prej modeleve.

Ndryshe, A110 është një nga makinat më të mira sportive të dhjetë viteve të fundit, dhe vitin e ardhshëm ndalon prodhimi i modelit me benzinë. Ai do të zëvendësohet me një automjet elektrik, të paktën kështu është njoftuar nga Alpine/Renault.