Një moment tensioni u shënua sot në parlamentin shqiptar, kur opozita i ktheu shpinën kryeministrit, Edi Rama gjatë fjalës së tij.
Gjatë diskutimit, Rama u shpreh “dhe të ankoheni dhe të ktheni kurrizin nuk shkon, mor burrë. Më mirë shpina dhe fytyra juaj”.
Kryeministri shtoi se është i prekur nga deklarata e deputetit Flamur Noka, i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë. Rama komentoi me ironi “Por Nokën do ta quaja… Besnik Flamur Noka”.
Ngjarja thekson tensionet e vazhdueshme mes shumicës dhe opozitës në parlamenti, teksa debati politik mbetet i ashpër.
