Lladrovci: Kam biseduar sot me Bedri Hamzën rreth 3 orë – folëm për të ardhmen e PDK-së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se sot është takuar me kryetarin e ri të PDK-së, Bedri Hamza. 

Lladrovci tha se me Hamzën  kanë diskutuar për rreth 3 orë për të ardhmen e PDK-së.

“Të hënën u bë kryetar, sot jam taku me Bedri Hamzën rreth dy orë e gjysmë. Rreth dy-tri orë kemi bisedu për të ardhmen e PDK-së, proceset, procedurat, për zhvillimet në PDK e kështu me radhë. Edhe me dashtë s’mund të merresh vesh ne takimin e parë sepse ai duhet me bisedu edhe me palën tjetër.”, tha ai në Klan.

Ai e vlerësoi lartë performancën e Hamzës, duke e cilësuar atë si një figurë që ka dëshmuar lidership të fortë dhe aftësi për të rritur mbështetjen për partinë.

“Unë edhe pasi i kam fituar zgjedhejt para mediave dhe në selinë e subjektit tim por edhe në televizione kam thënë qe Memli Krasniqi duhet me dhënë dorëheqje dhe unë mendoj që në krye të PDK-së duhet me ardhë Bedri Hamza. E ka tregu një lidership dhe në zgjedhjet kur i kemi pasë në shkurt të 2025-ës ka arrit me i sjellë vota PDK-së, me rrit votën.” ,tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…