Kuvendi mban dy seanca: Nga buxheti 2026 te përzgjedhja e qeverisë së re

Sot mbahen dy seanca me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje – e para për komisionet që i hapin rrugë shqyrtimit të buxhetit dhe e dyta për votimin për Qeverinë Konjufca

Seanca e parë, e cila nis nga ora 11:00, do t’i dedikohet votimit të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe miratimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare të rëndësishme.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, rendi i ditës përfshin:

  1. Formimi i komisioneve parlamentare,
  2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e parë për „Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër“, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Grupit të Bankës Botërore),
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-004 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian si Huadhënës, dhe Republikës së Kosovës si Huamarrës, dhe Bankës Qendrore të Kosovës si Agjent i Huamarrësit,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-005 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas“-Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës Për Forcimin E Sistemit Të Shëndetësisë,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-006 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 09/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
  8. Miratimi i buxhetit për komunat: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok
  9. Çështja e financimit të RTK-së.

Pas kësaj, në po të njëjtën ditë, Kuvendi do të zhvillojë edhe seancën e dytë të jashtëzakonshme, e cila nis në ora 14:00. Kjo seancë do t’i dedikohet ekskluzivisht zgjedhjes së Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, proces që erdhi në afatin e fundit të mandatarit, Glauk Konjufca.

Ndërkohë, PDK, LDK, AAK dhe NISMA kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur për buxhetin 2026.

E sa i përket mbledhjes për qeveri te re, këto subjekte politike kanë deklaruar se votojnë kundër një qeverie të Vetëvendosjes.

Të dyja seancat do të mbahen në sallën plenare të Kuvendit dhe pritet të përcaktojnë drejtimin e zhvillimeve institucionale për muajt në vijim,

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…