Kurti “kingj” në seancën e VV’së, iu lutet deputetëve por nuk ka më shumë në dorë

Deputeti Albin Kurti, ka bërë thirrje për formimin e komisioneve parlamentare në seancën e thirrur nga Vetëvendosje, raporton KFVA.

“Një arsye pse duhet të ngrihen komisionet vjen nga vetë qëllimi dhe funksioni i tyre. Komisionet kanë rol të qëndrueshëm dhe institucional. Janë komisione, pavarësisht nëse ka qeveri në detyrë apo jo. Për këtë arsye quhen komisione funksionale, ndërsa katër prej tyre janë të përhershme, të integruara në sistemin shtetëror madje më thellë se vetë qeveria.

Ndër çështjet që presin trajtim nga komisionet janë: Buxheti për vitin 2026, buxheti për RTK-në, buxheti për vitin 2025 për Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun, plani i rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshjet me Bankën Botërore”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…