Kryetari i “Dardanëve” sqaron videon me Xhakën: Ishte bisedë vëllazërore

Kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha  ka folur për situatën me Granit Xhakën.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale,  Lulzim Berisha u pa në debat me Granit Xhakën.

Luli ka thënë se ajo ishte thjeshtë një bisedë vëllazërore.

“Ka qenë një bisedë vëllazërore, e di kontributin e tij. E gjitha ka qenë në suaza të normales, ka qenë një kërkimfalje nga ana jonë, nuk kanë ardhur vërshëllimet nga ana jonë e ‘Dardanëve’. Një bashkëbisedim shumë vëllazëror, jam munduar ta qetësoj Granitin. Ne nuk mirremi me pjesë tjera të tribunave. Ka qenë një kërkimfalje në emër të gjithë shqiptarëve, kam miqësi të mirë me ta. Graniti është në shtëpinë e tij. Ka qenë disrespekt për të”, tha ai.

Tutje, ai foli edhe për fishkëllimat ndaj Andi Zeqirit.

“Andi Zeqiri i meriton fishkëllimat, do ta fishkëllejmë sa herë që luan Kosova me Zvicrën”, përfundoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…