Fatmir Limaj: VV ka bërë një lojë të paskrupullt dhe tërësisht elektorale

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, para fillimit të seancës për formimin e Qeverisë së Kosovës para mediave e ka konsideruar seancës e orës 11:00 si tentativë për të përmbysur praktikat parlamentare.

“Është një shkelje ligjore  ajo çka ka ndodhur sot në parlament , është një tentim për përmbysur praktikat parlamentare të ndërtuar dhe  të konsultuar në demokracinë e Kosovës”, tha Limaj, raporton KFVA.

Ai e ka konsideruar si tallje dhe prishje e traditës së ndërtuar në institucione.

“Kjo është një tallje mënyra se si tentohet të përmbyset krejt ajo traditë  mirë e ndërtuar në Kosovë”, tha ai.

“Ne jemi në një lojë të thjeshtë…Sot është fatkeqësi, një gjë nuk është dashur t’i ndodhte demokracisë dhe shtetit të Kosovës. Kjo është një tallje. Me pas për një mend shqetësimin e qytetarëve, e atyre që rrezikojnë të mos i marrin pagat, dhe funksionimin e mirëfilltë të shtetit, partitë politike tash e 8 muaj do të ishin mbledhur dhe do e kishin bërë edhe një buxhet me konsensus edhe një qeveri me konsensus të përkohshme, dhe nuk do të kishin keqtrajtuar e malltretuar qytetarët. Kështu të gjithë ata që bëjnë thirrje, gjoja në emër të asaj të interesit nacional, ka hipokrizi të madhe.”, tha Limaj para gazetarëve.

Sipas tij, VV-ja ka bërë një lojë të paskrupullt dhe tërësisht elektorale.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…