Basha u drejtohet partive që po bojkotojnë seancën: Inate të paarsyeshme politike – jam i gatshëm ta mbledh Kryesinë

Kryeparlamentari Dimal Basha u është drejtuar partive politike, të cilat sot po e bojkotojnë seancën ku në rend dite është votimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, që t’i lënë anash “inatet e paarsyeshme politike”, e të mundësojnë kalimin e këtyre ligjeve, shkruan KFVA.

Basha tha se çështjet e kësaj séance s’kanë të bëjnë me veprime politike dhe se duhet analizuar rrethanat në të cilat gjendet vendi.

Ai tha se është i gatshëm që sa më parë të mbledhë Kryesinë.

“Më mirëkuptiminn e të gjithë deputetëve të Kuvendit, sot ende e kemi këtë mundësi dhe unë jam i gatshëm që sa më parë të thërrasë një mbledhje të Kryesisë dhe bashkë me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve, së paku të procedojmë me themelimin e katër komisioneve të përhershme, që të mundësohet votimi”, ka deklaruar Basha në fillim të seancës.

Basha tha se këto janë çështje urgjente që duhet të trajtohen.

“Duke marrë parasysh që sot kemi votimin e Qeverisë dhe se të gjitha subjektet politike janë deklaruar se nuk do të votojnë mandatarin e dytë, atëherë për mua ka qenë e arsyeshme që ta mbështes thirrjen edhe të një séance të jashtëzakonshme si mundësi të fundit për të trajtuar nga ky Kuvend, këto çështje kaq me rëndësi”, tha Basha.

“Çështjet e kësaj seance nuk kanë të bëjnë me veprime politike, prandaj edhe njëherë bëj thirrje për të gjitha subjektet që t’i analizojnë me maturi, në kontekst të rrethanave shtetërore që gjindemi dhe pritjet e qytetarëve, të cilët nuk e meritojnë që ta pamundësojnë votimin e këtyre ligjeve jetike për shkak të inateve të paarsyeshme politike”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…