Vizita e shefit të diplomacisë gjermane në Kosovë, paralajmërohet konferencë për media pas takimit me presidenten Osmani

Kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, në kuadër të turit në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Wadephul do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin,

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se do ta presë në takim kryediplomatin gjerman në orën 13:30.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë edhe konferencë për media.

Më pas kryediplomati gjerman do ta takojë Kurti në ndërtesën e Kuvendit nga ora 15:35.

Pas vizitës në Shqipëri, Johann Wadephul, ka deklaruar se në asnjë shtet në rajon, mbështetja për BE-në dhe orientimi evropian nuk është aq i fuqishëm sa në Shqipëri.

Wadephul ka thënë se do ta mbështesin Shqipërinë në këtë rrugë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…