• Tue. Nov 18th, 2025

Shi po bie pa pushim, uji e merr një pjesë të rrugës në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë

Nov 18, 2025

Nga shiu që po bie pa pushim qysh nga orët e para të mëngjesit të së martës, uji ka marrë tashmë një pjesë të lagjes “Lakrishte” në kryeqytet.

Në fotografitë që janë dërguar në adresë të Gazetës Online Reporteri.net, shihet se në atë pjesë ndodhen edhe zjarrfikësit.

Ndërkohë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së rënduar në qarkullimin rrugor, është aktivizuar Shtabi Emergjent i Kryeqytetit.

Qëllimi është menaxhimi i situatës dhe garantimi i sigurisë publike.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin me kujdes udhëzimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.