Shefi i diplomacisë gjermane qëndron sot për vizitë në Kosovë

Kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, në kuadër të turit në të gjashtë shtetet e Ballakanit Perëndimor.

Wadephul do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, me të cilët do të flasë rreth rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, shkruan KFVA.

Përmes një video nga aeroplani, ai ka thënë se Gjermania mbështet të gjitha vendet në rrugën e tyre drejt BE’së.

Ai ka theksuar se kanë vërejtur përparim në përmbushjen e kritereve nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Pas vizitës në Shqipëri, Johann Wadephul, ka deklaruar se në asnjë shtet në rajon, mbështetja për BE-në dhe orientimi evropian nuk është aq i fuqishëm sa në Shqipëri.

Wadephul ka thënë se do ta mbështesin Shqipërinë në këtë rrugë.

  • Shkrime të ngjashme

    Haradinaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I pashë të motivuar dhe optimistë për aktgjykim lirues

    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet. Duke folur në Klan Kosova, Haradinaj tha se i kishte gjetur ata…

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…