SHBA do të lehtësojë caktimin e termineve për vizë amerikane për tifozët e Botërorit 2026

Shtetet e Bashkuara do të përshpejtojnë vizat për vizitorët e huaj me bileta për ndeshjet e Kupës së Botës FIFA që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në 11 qytete amerikane, tha të hënën Presidenti Donald Trump.

Uashingtoni do të krijojë një sistem caktimi për takimet e intervistave për viza që i jep përparësi tifozëve të huaj që marrin pjesë në ndeshjet e Kupës së Botës, të cilat do të zhvillohen nga 11 qershori deri më 19 korrik. Meksika dhe Kanadaja gjithashtu do të presin ndeshje.

Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se agjencitë qeveritare kishin punuar “për të siguruar që tifozët e futbollit nga e gjithë bota të verifikohen siç duhet dhe të jenë në gjendje të vijnë në SHBA verën e ardhshme lehtësisht”.

Presidenti tha se administrata e tij kishte përshpejtuar lëshimin e vizave për njerëzit në shumicën e vendeve, me kohën e pritjes tani 60 ditë ose më pak. Ai tha se Kupa e Botës mund të gjenerojë 30 miliardë dollarë dhe të krijojë 200,000 vende pune.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…