• Tue. Nov 18th, 2025

Reshjet e shiut, Agjencia e Menaxhimit Emergjent thotë se ka vërshime të intensitetit të ulët në disa komuna

Nov 18, 2025

Reshje të shumta shiu janë regjistruar sot në vendin tonë. Mot i ngjashëm do të jetë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent thotë se sipas raporteve të pranuara, në disa vende ka pasur vërshime të intensitetit të ulët, transmeton KFVA.

“Nga të dhënat e pranuara nga Qendrat Operative Emergjente Regjionale 112, situata në nivel vendi paraqitet si në vijim: Janë raportuar vërshime të intensitetit të ulët si: Prishtinë: Lagjja Kodra e Trimave, Lagjja Arbëri, si dhe zona afër Stacionit të Autobusëve. Fushë Kosovë: Lagjja Kolonia. Gjilan: Fshatrat Velikincë, Cërnicë, Livoq dhe Zheger.Ferizaj: Fshatrat Gaçkë dhe Rakaj.Kamenicë: Fshati Koretinë, lagjja Qameria (qytet) dhe fshati Roganë.Novobërdë: Fshatrat Pasjak dhe Llabjan.Junik: Lagjja Miroci”, thuhet në njoftim.

Më tej, AME thekson se nga vlerësimi i situatës, gjendja paraqitet e menaxhueshme dhe nën kontroll.

“Agjencia e Menaxhimit Emergjent, përmes qendrave operative rajonale 112, Njësit Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, është në koordinim të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur çdo nevoje dhe kërkese nga nivel lokal”, theksohet tutje.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent po ashtu ka bërë të ditur se është ngritur niveli i gatishmërisë për ekipin e kërkim shpëtimit në ujërat sipërfaqësore, ekipin e barrierave, ekipin e pompimit me kapacitet të lartë.

Ndryshe, komunat kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes, dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi mund të ketë vërshime.