• Tue. Nov 18th, 2025

Rënia e faqeve të internetit, eksperti i sigurisë thotë se është sulmi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë

Nov 18, 2025

Shumë faqe interneti dhe të mediave sociale janë jashtë funksionit për mijëra përdorues, duke përfshirë Facebook dhe X, si dhe aplikacionin e transmetimit të muzikës Spotify.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, në një reagim në Facebook, ka reaguar për situatën, duke shkruar se ky është sulmi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë.

“Sulmi ma i madh DDoS ndonjëherë. Dje ishim dëshmitarë t’sulmit ma t’madh DDoS që asht regjistru ndonjëherë, 3.64 miliardë paketa n’sekondë e 15.72 terabit n’sekondë. Ky sulm e goditi infrastrukturën e Azure-s e erdh prej ni “botnet”-i t’klasës Mirai (Asiru). E mandej sot, Cloudflare ra prej sistemit (ende nuk i dijme detajet), tu e marrë me vete ni pjesë t’madhe t’internetit global.

Krejt kohën jom tu thanë që Generative AI ka me e ndrru rranjësisht peizazhin e sulmeve, jo veç tu kriju vektorë t’ri t’sulmit, po tu e rritë jashtëzakonisht shumë shkallën e sofistikimin e tyne.Jena tu hy n’ni epokë t’luftës hiper-t’automatizume. Pyetja s’asht ma veç “a jena t’sigurt?”. Po asht: A munet mbrojtja me njerëzore me e nxanë najherë hapin e sulmeve me shpejtësi t’AI-së?”, ka shkruar ai.

Ndryshe, mediat e huaja kanë raportuar se bëhet fjalë për disa nga platformat që kanë serverat e tyre të hostuar në Cloudflare.

Cloudflare ofron mjete që mbrojnë faqet e internetit nga sulmet kibernetike dhe u lejojnë faqeve të ngarkojnë përmbajtjen më shpejt.

Siç theksohet më tej, mijëra probleme me Cloudflare janë raportuar deri më tani, sipas gjurmuesit të ndërprerjeve Downdetector.
Cloudflare thotë në faqen e saj të statusit se inxhinierët po hetojnë problemin “i cili potencialisht ndikon në klientë të shumtë”.

Siç është thënë më tej, “detaje të mëtejshme do të ofrohen ndërsa më shumë informacion bëhet i disponueshëm”.