Policia konfirmon vdekjen e një personi në Ferizaj

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Bablak të Ferizajt.

Viktima është një 88 vjeçar.

“Më datë 18.11.2025, rreth orës 11:05, policia është njoftuar se në fshatin Bablak të Ferizajt një person në shtëpinë e tij është pa ndjenja. Patrulla ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe brenda në shtēpi është gjetur personi pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar Ekipi i Emergjencës nga Ferizaj . Viktima është një mashkull, rreth 88 vjeç. Në vendngjarje kanë dalur njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat po merren me rastin. Për informacione të tjera, do të njoftoheni me raport vijues”, konfirmoi policia.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…