Njofton Komuna: Situata e qëndrueshme, nesër rifillon normalisht procesi mësimor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër procesi mësimor do të rifillojë normalisht në të gjitha institucionet edukativo-arsimore të qytetit dhe fshatrave.

Sipas vlerësimit të Shtabit Emergjent dhe të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, situata është konsideruar e qëndrueshme për zhvillimin e mësimit.

Komuna bëri të ditur se ekipet emergjente po punojnë në terren për të siguruar që infrastruktura shkollore të jetë plotësisht e gatshme.

Njoftimi:

Nesër, procesi mësimor rifillon normalisht në të gjitha institucionet edukativo-arsimore të qytetit dhe të fshatrave të Prishtinës.

Bazuar në vlerësimin e Shtabit Emergjent, informacionet e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe koordinimin me drejtoritë përkatëse të Kryeqytetit, është konstatuar se situata është e qëndrueshme për zhvillimin e rregullt të mësimit.

Intensiteti i reshjeve gjatë natës pritet të bie dukshëm sipas vlerësimeve të fundit të IHMK-së, ndërsa ekipet emergjente janë në terren dhe po sigurohen që infrastruktura shkollore të jetë plotësisht e gatshme.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve të Kryeqytetit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…