Këto janë 10 vendet më të rrezikshme në botë

Indeksi Global i Paqes 2025 ka publikuar listën e vendeve më të rrezikshme në botë, duke analizuar nivelin e konflikteve, sigurinë e brendshme dhe shkallën e militarizimit. Raporti përshkruan një realitet ndërkombëtar të mbushur me luftëra të hapura, kriza politike dhe përplasje sociale që prekin miliona njerëz në disa kontinente.

Në krye të renditjes qëndron Rusia, e cila vijon të shënojë nivelet më të larta të pasigurisë për shkak të konfliktit të armatosur dhe tensioneve gjeopolitike. Pas saj renditet Ukraina, ende qendër e një lufte që ka shkaktuar shkatërrime masive dhe zhvendosje të gjera të popullsisë, shkruan Kosova Free Voice Agency

Sudani zë vendin e tretë, i përfshirë në një krizë të thellë humanitare dhe një luftë të brendshme që ka destabilizuar gjithë rajonin. Pas tij vjen Republika Demokratike e Kongos, një shtet i goditur prej vitesh nga grupe të armatosura dhe konflikte të zgjatura.

Lista vijon me Jemenin, Afganistanin dhe Sirinë, vende aziatike të prekura nga luftërat civile dhe ndërhyrjet e gjata ushtarake. Në vendin e tetë renditet Sudani i Jugut, ndërsa më pas vjen Izraeli, i cili përjeton tensione të vazhdueshme dhe situata të rënda sigurie. Vendi i dhjetë i përket Malit, një shtet afrikan që përballet me kryengritje, terrorizëm dhe mungesë stabiliteti politik,/KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…