• Tue. Nov 18th, 2025

“Fat të mbarë, djema”, Hoffenheimi me postim të veçantë për djelmoshat dardanë

Nov 18, 2025

Hoffenheimi ka bërë një postim të veçantë për djelmoshat dardanë që i ka pjesë të skuadrës.

Klubi gjerman i ka uruar suksese Fisnik Asllanit, Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut për ndeshjen e sontme ndaj Zvicrës.

Megjithatë, këta dy të fundit nuk do të luajnë fare sonte, pasi selektori i Kosovës, Franco Foda nuk i ka përfshirë në listën e lojtarëve, shkaku i rrezikimit të suspendimit.

“Fat të mbarë, djema”, shkruan Hoffenheimi në rrjetin social “Facebook”.