Vrasja e Martin Canit, prokuroria kërkon 25 vjet burg për 14-vjeçarin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar deklarimin fajtor të M. Përlleshajt, 14 vjeçarit, të akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

25 vjet burg kërkon Prokuroria e Tiranës për adoleshentin që vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani.

Për shkak të moshës së mitur të të pandehurit, prokuroria i ka kërkuar gjykatës të mbajë parasysh nenin 97 të Kodit për të Miturit, që detyron përgjysmimin e masës së dënimit.

Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tri ditë para ngjarjes, brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta. Edhe pse në dukje ishte shuar, konflikti u rindez sërish brenda shkollës.

Të dy të miturit u përplasën në tualetet e shkollës gjatë paradites kur ndodhi ngjarja dhe debatuan ashpër, por u ndanë nga roja i sigurisë, shkruan KFVA.

Pas mësimit, të shoqëruar nga miqtë e tyre, ata u takuan pranë shkollës, ku konflikti u përshkallëzua në një përleshje fizike, duke përfunduar me vrasjen e Martinit dhe plagosjen e Luis Meçes.

Ndërkohë, më 27 nëntor do të mbahet seanca e radhës, ku do të jepen konkluzionet e mbrojtjes.

Krimi i rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi më 18 nëntor të 2024-s. Në sherr e sipër, 14-vjeçari goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij Cani, i cili humbi jetën teksa po transportohej për në spital. Gjatë këtij konflikti mbeti i plagosur edhe shoku i tij.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…