Tërnava mbikëqyr punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore: Po ecin sipas planit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka mbikëqyrur sot punimet që po bëhen në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

BIK ka publikuar fotografi nga punimet duke thënë se gjithçka po ec sipas planit, shkruan KFVA.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot pa nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Punimet në ndërtimin e kësaj xhamie janë duke ecur sipas planit të paraparë, për çka Myftiu Tërnava u shpreh tejet i kënaqur”, thuhet në njoftimin e BIK./KFVA./

POSTIMI

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…