• Mon. Nov 17th, 2025

Me shumicë votash miratohet dorëheqja e Memli Krasniqit

Nov 17, 2025

Është miratuar dorëheqja e kryetarit të deritanishëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kjo është bërë me shumicë votash, në konventën e kësaj partie.

Memli Krasniqi, në hapje të Konventës së partisë ku pritet të zgjidhet drejtuesi i ri, tha se momente të tilla tregojnë se udhëheqja është një rrugë e jashtëzakonshme, sidomos kur përfundon aty ku ka filluar.

Ai kujtoi se delegatët i kishin besuar drejtimin e PDK-së në një nga periudhat më sfiduese të saj.