Kryediplomati gjerman pas vizitës në Shqipëri: Asnjë vend tjetër në rajon s’është i orientuar më fuqishëm drejt BE’së

Kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se në asnjë shtet në rajon, mbështetja për BE-në dhe orientimi evropian nuk është aq i fuqishëm sa në Shqipëri.

Wadephul ka thënë se do ta mbështesin Shqipërinë në këtë rrugë, shkruan KFVA.

“Shqipëria është e vendosur fort të ndjekë rrugën, jo gjithmonë të lehtë, drejt Bashkimit Evropian. Në asnjë vend tjetër të rajonit mbështetja për BE-në dhe orientimi evropian nuk është aq i fuqishëm sa këtu. E dashur @elisaspiropali, ne qëndrojmë fort në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesim në këtë rrugë.”, ka shkruar ai.

Wadephul ka qëndruar në Shqipëri në kuadër të vizitës që ka nisur në Ballkanin Perëndimor, teksa nesër do të vijë në Kosovë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…