Edhe dy ditë afat për Qeverinë Konjufca, Kurti sheh diçka tjetër më urgjente

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kuvendi ka edhe dy ditë kohë deri në seancën ku pritet të votohet për krijimin e Qeverisë nga mandatari i dytë i Glauk Konjufca. 

Kurti tha se theksoi se urgjenca kryesore për shtetin e Kosovës është formimi i komisioneve të përhershme parlamentare.

“I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e Kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që besoj se është më urgjente për shtetin e Kosovës është formimi i komisioneve parlamentare. Janë katër komisione të përhershme: Komisioni për Buxhet, Punësim dhe Transfere; Komisioni për Integrime Evropiane; Komisioni për Komunitete dhe Kthim; dhe Komisioni për Legjislacion. Tash që e kemi konstituar Kuvendin e Republikës së Kosovës në legjislaturën e nëntë, është gabim politik dhe dëm financiar e social mosprocedimi i mëtutjeshëm në Kuvend. Formimi i komisioneve parlamentare është rruga e duhur përpara. Çështje më urgjente se kjo nuk ka, ndërkohë që afati 15-ditor vlen deri të mërkurën,” tha Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…