Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, gjenerali amerikan, Wesley Clark ka deklaruar se Hashim Thaç nuk ishte përgjegjës dhe nuk komandonte në këtë siç e quajti ai “organizatë të thjeshtë” referuar UÇK-së, shkruan KFVA,
Pjesë nga dëshmia:
Mbrojtja: Ju thoni në deklaratën se në takim me komaanmdatët e zonave ju vërejtët se z.Thaçi ishte vetëm në njërën anë dhe nuk merrej parasysh nga luftëtarëte e UÇK-së dhe kjo perforcoi mendimin tuaj se ndikimi i Thaçit tek ushtarët e UÇK-në ishte i kufizuar?
Mbrojtja: A ju kujtohet që në këtë takim ju patë z.Thaçi që qëndronte vetëm dhe komandantët e zonave ishin rreth jush dhe gjenerali Çeku, dhe kjo perforcoi mendimin
Clark: “Ishte organizatë e thjeshtë. Nuk ishte ushtri e organizuar, që kolonelët t’i jepnin urdhëra kapitenëve dhe këta të fundit togerëve. Këta ishin grupe luftëtarësh në nivel rajonal apo lokal që ishin mbledhur për të mbrojtur komunitetin e tyre dhe dikush nga jashtë po përpiqej t’i ndihmonte t’u jepte armë nga jasht, por s’ka qenë diçka që ka funksionuar së bashku. Përshypja ime ishte që pasi u fut NATO këta persona u takuan së bashku dhe nuk kishte nënshtrim ndaj ndonjë autoriteti të caktuar”, tha Clark.
Clark: “Po. Unë e kam shikuar atë. Kam parë z.Thaçi, sepse ishte zëdhënës, ishte i veshur mirë, i pastër, duke më perëndimorë se të tjerët, nuk dukej se kisht eqenë në pyll duke luftuar. Ishte e qartë se nuk ishte përgjegjës dhe se nuk komandonte aty. Ai ishte njëri prej personave që njihja. Me Çekun nuk isha takuar më parë. Thaçi nuk ishte përgjegjës aty”, tha Clark gjatë dëshmisë së tij.
