Bajrami: Përgjigjen pse nuk po luftohet mafia energjetike nga qeveria, e dini të gjithë!

Deputetja e LDKsësë, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke thënë se liberalizimi i tregut të energjisë është bërë “në mënyrë joligjore” dhe “në kurriz të 1300 bizneseve vendore”, vetëm për t’u favorizuar, sipas saj, tregtarët e lidhur me qeverinë Kurti.

Ajo i bëri thirrje organeve të rendit të zbatojnë vendimin, bizneset të kthehen në shërbimin universal dhe vendimmarrësit e këtyre proceseve të largohen e të japin përgjegjësi.

Bajrami e quajti këtë rast “hajnia më e madhe e mafias energjetike” dhe pyeti pse qeveria nuk po e lufton atë.

Reagimi i plotë:

Kemi thënë që nga dita e parë, e kemi thënë me dhjetëra e qindra herë, se mënyra e liberalizimit të tregut të energjisë është joligjore. Është bërë në kurriz të rreth 1300 bizneseve vendore vetëm dhe vetëm për të përfituar tregtarët e energjisë të afërt me qeverinë Kurti. Vendimi i Gjykatës Supreme i vërteton të gjitha ato që kemi thënë.
U bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit që ky vendim të zbatohet në tërësi; ndërmarrjet të kthehen në shërbimin universal të furnizimit me energji elektrike, ndërsa të gjithë vendimmarrësit e këtyre vendimeve joligjore të largohen menjëherë nga institucionet dhe të japin përgjegjësi për secilin cent të shpërdoruar.E kam thënë se hajnia më e madhe që po ndodh është ajo që po bëhet nga mafia energjetike.
Pyetja është pse spo luftohet kjo mafi nga organet qeveritare?
Përgjigjen e dini të gjithë!

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…