Ushtarë amerikanë dhe letonezë të KFOR-it zhvillojnë ushtrime të përbashkëta

Ushtarë nga Letonia, së bashku me personel të Aviacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar trajnim të specializuar për transport me rrip ngritës në “Camp Novo Selo”.

Sipas KFOR-it, trajnimet e tilla janë thelbësore për të siguruar aftësi të shpejta dhe të sigurta të transportit të furnizimeve jetike edhe në kushte të vështira. “Sling load training u mundëson njësive të aviacionit të KFOR-it të transportojnë pajisje dhe materiale thelbësore me shpejtësi dhe siguri, duke rritur saktësinë dhe efikasitetin operacional,” thuhet në njoftim.

Aktivitetet synojnë gjithashtu forcimin e ndërveprimit mes elementeve shumëkombëshe të misionit. “Këto trajnime bazë garantojnë që forcat e KFOR-it të mbeten të gatshme për mision dhe të afta t’u përgjigjen me efikasitet nevojave logjistike në rrethana dinamike,” thekson më tej misioni.

POSTIMI

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…