Krasniqi: Çlirimtarët tanë shumë shpejt të lirë në vendin e tyre

Altin Krasniqi, deputet i PDK-së dhe djali i Jakup Krasniqit, ka falënderuar pjesëmarrësit e sotëm në protestë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentarre të Këshillit të Evropës.

Ai ka thënë se çlirimtarët tanë mbeten të pathyeshëm e krenarë, dhe shumë shpejt do të kthehen të lirë në vendin e tyre, shkruan KFVA.

Postimi i plotë:

Këtë fundjavë qëndrova në Hagen e zymtë, për vizitë tek babai.

Edhe pse fizikisht nuk isha me ju në Strasburg, me zemër ishim të gjithë së bashku, duke kërkuar drejtësi.

Ju falënderoj secilin veç e veç për përkrahjen, kohën, angazhimin dhe forcën që na keni dhënë në këtë periudhë kaq të vështirë.

Një gjë është e sigurt: edhe pse tash e 5 vite në paraburgim, çlirimtarët tanë mbeten të pathyeshëm e krenarë, dhe shumë shpejt do të kthehen të lirë në vendin e tyre.

POSTIMI

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…