Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Kjo është gjendja e personit të plagosur në Sharban të Prishtinës

Një person ka marrë plagë nga armë zjarri sot në Sharban të Prishtinës.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

Naser Syla, drejtor i Emergjencës pranë QKUK-së, ka thënë për KosovaPress, se gjendja e pacientit është jashtë rrezikut për jetë dhe se ai po vazhdon të merr trajtimin mjekësor në Klinikën e Ortopedisë.

Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur identitetin personave të përfshirë në këtë incident dhe as motivet.