Clark nesër nis dëshminë në Hagë, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit

Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, i cili fillimisht pritej të dëshmonte të martën, më 18 nëntor, është zhvendosur për të hënën, më 17 nëntor, duke filluar nga ora 12:00. Vendimi është marrë nga DHSK-ja, e cila ka konfirmuar se Clark do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën, më 19 nëntor 2025. Pas përfundimit të paraqitjes së tij, gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit. Ndërkohë, seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.

Procesi i paraqitjes së provave nga Mbrojtja ka nisur më 15 shtator, me dëgjimin tre-ditor të ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin. Pas tij, para trupit gjykues doli Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.

Më 22 shtator nisi dëshminë John Stewart Duncan, ish-këshilltar politik i gjeneralit Clark në NATO, i cili e përmbylli një ditë më pas. Ndërkaq, më 30 shtator filloi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, i cili e mbylli paraqitjen e tij më 2 tetor.

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur më herët se 14 nëntori shënon datën e përfundimit të fazës së mbrojtjes në këtë proces. Ndërsa parashtresat përfundimtare dhe deklarimet për ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimat pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…