Ambasadori britanik uron Kosovën: Mezi po pres ndeshjen ndaj Zvicrës

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar futbollistët e Kosovës, pas fitorës së lavdishme në Slloveni.

Përmes një postimi n “X”, Hargreaves u shpreh se mezi pret ndeshjen e radhës të martën, kur Kosova përballet me Zvicrën, në “Fadil Vokrri”.

“Urime Kosovë për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin për në fazën eliminatore të Kupës së Botës! Mezi pres ta shikoj ndeshjen të martën dhe i uroj ekipit fat të mbarë” u shpreh ai.

Kosova mbrëmë zyrtarisht siguroi play-off-in e Botërorit, duke mposhtur Slloveninë me rezultat 0:2.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…