“900 banda kriminale”, Presidentja pranon huqjen që e tha në media prestigjioze: Është menduar për raste

Presidenca e Kosovës ka pranuar gabimin lidhur me deklarimin e presidentes, Vjosa Osmani, për numrin e bandave të çmontuara në Kosovë në intervistë me mediumin prestigjioz ‘Politico’.

Nga Presidenca kanë nënkuptuar se presidentja është shprehur gabimisht kur ka thënë se në Kosovë janë çmontuar mbi 900 banda kriminale, duke thënë se fjalën e ka pasur për rastet e jo numrin e bandave.

“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në reagimin e tyre.

“Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, thuhet tutje.

Kjo deklaratë e Osmanit ka ngjallur reagime të shumta nëpër rrjetet sociale./Kosova Free Voice Agency./

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…