Kosovë Lajme

Votat nga diaspora, Gazmend Muhaxheri merr 56.22%, Taulant Kelmendi 43.78%

Janë publikuar rezultatet përfundimtare të votave të diasporës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në qytetin e Pejës.

Sipas të dhënave të shpallura në ueb-faqen e KQZ-së, kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka marrë 56.22% apo 303 vota të mërgimtarëve, shkruan KFVA.

Ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, ka marrë 43.78 apo 236 vota të mërgimtarëve.