Vdes Muçi Shaljani, i plagosuri gjatë atentatit në Rinas

Agjenti i AMP-së, Mustafa Sheqeri i cili ra pre e atentatit mesditën e së martës në rreth rrotullimin e Rinasit ka vdekur gjatë natës në spital. Këtë e ka konfirmuar policia e Tiranës.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës”, njofton policia.

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit u ekzekutua në një atentat mafioz pasditen e së martës. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima dhe Mustafa Sheqeri mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor.

Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Policia dhe ekspertët kriminalistë qëndruan në vendngjarje për më shumë se 5 orë për të kryer hetimet e nevojshme, raporton euronews.al.

Në vendin e atentatit janë gjetur mbi 50 gëzhoje arme kallashnikov, të cilat janë zbrazur me breshëri nga të paktën 3 armë.

Policia gjeti të djegur automjetin e autorëve në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Brenda saj u gjetën 4 armë, 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë që dyshohet janë përdorur në atentatin e Rinasit.

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…