“Shtegu i Lavdisë”, ushtarët e Kosovës marshojnë në Gërmi

Kadetë të Ushtrisë së Kosovës (FSK) po kryejnë një stërvitje ushtarake në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Njoftimin e ka bërë ditë më parë Komuna e Prishtinës, teksa u tha se nuk ka arsye për shqetësim.

“Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren”, thuhet në njoftim.

Në njoftim u tha se ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe “nuk ka arsye për shqetësim”.

E ishte ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ai që postoi disa foto gjatë kësaj stërvitjeje.

“Ecja ime e zakonshme në Gërmi sot mori një energji krejt tjetër – një pjesë të rrugës e bëra së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake të FSK-së, oficerët e ardhshëm që po realizonin marshin kondicional 13 km ‘Shtegu i Lavdisë’. Disiplina dhe përkushtimi i tyre janë frymëzim i vërtetë”, shkroi Maqedonci.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…