Kosovë Lajme

Rama mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Kryeqyteti i Kosovës është me ju

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar në Strasburg më 16 nëntor, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai ka theksuar se Prishtina qëndron krah shqiptarëve kudo ku kërkohet drejtësi dhe ku ngritet zëri kundër padrejtësive që bien mbi luftën çlirimtare.

‘’Në mbështetje të të gjithë shqiptarëve  që nesër protestojnë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kundër padrejtësisë ndaj UÇK-së! Prishtina, kryeqyteti i Kosovës është me ju”.

POSTIMI