Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, e ka mundur edhe me votat e disaporës kundërkandidatin e tij Xhafer Gashi nga LDK, shkruan KFVA.
KQZ sot ka numëruar të gjitha votat e disaporës për këtë komunë, ku Thaçi ka marrë 77.78% apo 70 vota.
Ndërsa, Gashi i LDK-së ka marrë 22.22% apo 20 vota të diasporës.

