• Sat. Nov 15th, 2025

Numërohen votat e diasporës për Mitrovicën, Faton Peci fiton bindshëm ndaj Arian Tahirit

Nov 15, 2025

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka fituar bindshëm me votat e diasporës.

Nga numërimi i 100% të votave të diasporës për këtë komunë nga KQZ, Peci ka dalë i pari me 70.45% apo 298 vota, shkruan KFVA.

Kurse, kundërkandidati i tij Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 29.55%  apo 125 vota.