Moti i keq përfshinë Xhenovan, ende asnjë gjurmë nga tre të rinjtë e zhdukur

Në Xhenova, moti i keq po shkakton trazira dhe dëme të konsiderueshme. Tre alpinistë të rinj rezultojnë të zhdukur në zonën e Piani di Praglia.

Sipas mediave italiane, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje së bashku me ekipet e kërkimit në një zonë të largët, ndërsa rrethanat e zhdukjes së të rinjve ende nuk janë të qarta.

Në orët e para të pasdites, një tornado shkaktoi rënien e disa kontejnerëve pranë portit të Xhenovës, pa shkaktuar persona të lënduar.

Liguria është rajoni i vetëm ku sot është lëshuar alarmi i verdhë nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, ndërsa për nesër është parashikuar alarm portokalli, që tregon përkeqësim të mëtejshëm të motit. Ekziston një probabilitet i lartë për stuhi të forta, të cilat mund të vazhdojnë në të gjitha zonat nga mesdita, sipas raportimeve të mediave vendase.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë rajonin që nga mbrëmja e djeshme kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Xhenovës, duke përfshirë nënkalimin Brin, nënkalimin Via Milano dhe nënkalimin Via Perlasca. Përveç kësaj, rruga Aurelia në drejtim perëndimor të Arenzanos është mbyllur herë pas here për shkak të një rrëshqitjeje dheu pranë tunelit Pizzo.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…