Kosova të shtunën mbrëma ka arritur sukses historik në futboll.
Më fitoren 2:0 në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë ndaj Sllovenisë, Kosova e ka siguruar playoff-in e Kampionatit Botëror 2026, që në vitin tjetër organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Kombëtarja e Kosovës ka siguruar një vend në “play-offin” e Botërorit, për herë të parë në histori.
